Tetovë, dy persona kanë grabitur një vajzë 20-vjeçare dhe më pas e kanë rrahur

Një vajzë 20-vjeçare nga fshati Kopanicë i Tetovës me iniciale L.A. dje rreth orës 16 e 40 në polici ka denoncuar se dje rreth orës 11 derisa ka qenë në një market në Tetovë, një djalë 21-vjeçar me iniciale N.A. nga Drenoveci-Poroj dhe një person i panjohur me dhunë e kanë futur në veturë me të cilën janë drejtuar kah rruga “146” në Tetovë. Pastaj janë ndalur dhe e kanë zdrypur nga vetura me dhunë dhe e kanë shtrirë për toke ku e kanë goditur nëpër trup dhe kokë, transmeton Portalb.mk.

Më vonë i denoncuari N.A. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button