Mediat greke dhe Cipras sot presin thirrje telefonike nga Zaev

Mediat greke në tekstet e sotme për çështjen e emrit kanë vendosur theks në pritjen e bisedës telefonike mes dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras. Biseda telefonike, sipas gazetarëve në Greqi, do të duhej të ndodhte gjatë ditës së sotme, njofton Portalb.mk.

“Aleksis Cipras pret thirrje telefonike nga homologu i tij Zoran Zaev, ndërkaq qarqet nga Ministria e Punëve të Jashtme japin gjasa 90% që ajo të ndodh sot. Burimet qeveritare për “Real.gr”, thonë se “gjendemi në fazë përfundimtare” dhe “presim që të shohim nëse kryeministri i IRJM-së do të tregojnë përfundimisht që të ketë zhvillim”, shkruan portali Real.

“Një thirrje telefonike i ndan Ciprasin dhe Zaevin nga marrëveshja për emrin. Thirrje telefonike që sipas të gjitha gjasave do të realizohet sot që të caktohet takim tet-a-tet në Prespë”, shkruan portali tjetër “Ta Nea”.

“Hapi i ardhshëm që ritet është biseda telefonike mes dy kryeministrave Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, që mundet të realizohet madje edhe orëve në vijim”, shkruan gazeta “Katimerini”.

Ndodhitë e fundit në relacion Shkup – Athinë, vazhdimisht janë në fokus të mediave greke, ndërkaq gazetarët prognozojnë, duke u thirrur në burimet e tyre se “Republika Veriore e Maqedonisë” është emri që ka përparësi për t’u arritur zgjidhje. Megjithatë, si nga pala e Maqedonisë ashtu edhe nga Greqia nuk ka konfirmim zyrtar.

Sipas mediave greke, nëse biseda telefonike mes Zaevit dhe Ciprasit ka përfundim pozitiv, atëherë marrëveshja sipas të gjitha gjasave do të nënshkruhej në Presë, transmeton Portalb.mk.

“Takimi sipas të gjitha gjasave do të mbahet në Prespë, por askush nuk e di sigurt se kur do të nënshkruhej. Disa e përjashtojnë mundësinë që ajo të ndodh në ditët e ardhshme pasi që kryeministri i IRJM-së duhet që ta përgatit opozitën e vendit të tij, ndërkaq të tjerët besojnë se do të mbahen në vikendin e ardhshëm, ndërkaq disa thonë se do të jetë më 21 qershor”, shkruan Njuz 24/7.

“Katimerini” komenton se Zaev dhe CIpras do të takoheshin më së voni deri në mes të qershorit, gjegjësisht përpara Samitit të BE-së më 28 dhe 29 qershor, por ende nuk dihet saktë lokacioni që do të mbahej takimi.

Megjithatë, mediat në Greqi komentojnë se tjetër është nënshkrimi, dhe tjetër është zbatimi i marrëveshjes. Sipas shkrimeve të gazetarëve grek, Athina kërkon që pala e Maqedonisë të mbarojë me të gjitha obligimet, dhe më pas të ketë marrëveshje eventuale që të ratifikohet marrëveshja në Kuvendin e Maqedonisë, gjegjësisht fillimisht të mbarojë me referendumin, ndërkaq më pas marrëveshja të marrë dritë jeshile nga deputetët grek.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button