“Milani jashtë Europa League!”

Këtë herë është “New York Times” që e bën fakt të kryer përjashtimin e Milanit sezonin e ardhshëm nga Europa League për çështjen e “fairplay”-it financiar.

Një goditje e rëndë kjo për kuqezinjtë që do të dëmtojë akoma edhe më shumë imazhin e tyre. Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor, por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet europiane, kuqezinjtë rrezikojnë shumë pasi mund të marrin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme, transmeton TCH.

Nëse alarmi që lëshon “New York Times” rezulton të bëhet realitet, atëherë Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohet nga kompeticionet europiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button