Nuk ka filluar ndërtimi i kopshtit të ri në Dibër

Premtim: Ndërtimi i kopshtit në Komunën e Dibrës me sipërfaqe prej 1000 m2

[Burimi:  Portalb:  Debati për zgjedhjet lokale 2017 për Dibrën, data: tetor 2017]

Në programin politik të kryetarit të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në pjesën “Investime kapitale” (faqe 5) është premtuar kopshti i ri në Dibër. Të njëjtin premtim kryetari Lata e dha edhe në debatin parazgjedhor në zgjedhjet e fundit lokale (tetor 2017), të organizuar nga “Portalb”. Ai atëherë duke elaboruar prioritete e tij si kryetar komunë në Dibër, u shpreh se në periudhën përkatëse do të fillojë ndërtimi i kopshtit të ri. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri më tani (28.05.2018), ky premtim nuk është realizuar. 

Капитални инвестиции, стр 5 во програмата на градоначалникот Ружди Лата
 Projektet kapitale, faqe 5 në programin e kryetarit Ruzhdi Lata

Përgjatë debatit të përmendur parazgjedhor (të mbajtur me 07,10.2017), Ruzhdi Lata i pyetur në lidhje me ndërtimin e kopshtit në Komunën e Dibrës, deklaroi:

Mund të premtoi se në vitin e ardhshëm do të ndërtohet kopsht me sipërfaqe prej 1000 m2. 

Me 06,11.2017, pas fitores në zgjedhjes lokale, kryetari i Komunës së Dibrës duke folur për projektit e tij me prioritet në mandatin e ri, si një prej projekteve me prioritet më të larët përmendi edhe ndërtimin e kopshtit për fëmijë:

Kur janë në pyetje premtimet, mendojë se fjala e dhënë duhet të mbahet. Së pari do të fillojmë me ndërtimin e ujësjellësit, të cilin besojmë se do të përfundojë këtë verë, deri në ardhjen e riatdhesuarit, për atë se projekti është duke u përgatitur. Ndërsa njëkohësisht do të fillojë edhe ndërtimi i kopshtit në Dibër me sipërfaqe rreth 1000 metra katrorë. 

Përsëri, deri më tani (28.05.2018) punë ndërtimore nuk ka. Por edhe me verifikim të detajuar në internet nuk mund të gjendet ndonjë lajm në lodhje me ndërtimin e çerdhes së re në Dibër. Informacione për fillimi e aktiviteteve ndërtimore për çerdhen e përmendur nuk ka as në ueb-faqen e Komunës së Dibrës, as në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Se ndërtimi i çerdhes së re të premtuar në fushatën parazgjedhor nuk ka filluar, e vërteton edhe kryetari Lata në intervistën e tij të fundit për Portalb dhënë me 21.05.2018, ku thotë se një çerdhe me sipërfaqe prej 600 m2 do të jetë e gatshme deri në shtator, ndërsa për çerdhen më të madhe prej 1000 m2 ai thotë se janë duke negociuar me disa fondacione, është caktuar edhe parcela në të cilën duhet që të ndërtohet, por nuk jep informacione konkrete për fillimi e punëve ndërtimore.

Prandaj duke pasur parasysh verifikimet e bëra më lartë, këtë premtim zgjedhor të kryetarit Lata për “ndërtimin e kopshtit të ri në Dibër”, e vlerësojmë si të parealizuar. 

Burimi: Vërtetmatesi.

Intervistë me kryetarin e Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata: premtimet do të përmbushen (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button