fbpx

Veseli harron Zvicrën, nis të lundrojë në ëndrra skandinave: Kosova do të jetë Suedi

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli si duket tani nuk ka synim që Kosovën ta bëjë Zvicër. Ka nisur të lakmojë shtetet skandinave.

Ai gjatë fushatës zgjedhore vazhdimisht kishte thënë se do ta bëjë Kosovën Zvicër, por tani mendon se Kosova është Suedi, transmeton Periskopi.

Veseli sot gjatë një konference për media ka folur për procesin  e liberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova nuk ka çka të bëjë tutje.

“S’kem çka bëjmë më shumë si shtet, kemi kry të gjitha obligimet, ne për luftë politike mund ta godasim njëri tjetrin’, tha si me nervozizëm Veseli.

Madje ai mendon se shpejt do të përbushet edhe kushti i luftimit të krimit dhe korrupsionit.

‘Edhe tek ne ka korrupsion, ka krim të organizuar por do ta luftojmë. Por edhe në vendet e Ballkanit, në krahasim me disa vende ne jemi Suedi. Jemi Suedi në krahasim me Ukrainën e Gjeorgjinë. Ka cështje që ne kemi mundur me bo më shumë, po jemi këtu. Ku jeni gazetarë, shkoni e kqyrni qysh funksion atje. Liberalizimi duhet të ndodh. E meritojmë ne shqiptarët e Kosovës’, thotë Veseli.

Suedia është një prej vendeve më të zhvilluara në botë. E për të arritur Kosova deri në nivelin e saj, duhet punë shumëvjeçare.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close