Saraçini prezantoi përfitimet nga zbatimi i masave për efikasitet energjetik

Ministri i ekonomisë Valon Saraqini, së bashku me përfaqësuesit e Bankës Botërore zotëri Bekim Imeri dhe zonjën Liljana Shekerinska Gjorgjieviç i prezantuan rezultatet e realizimit të fazës së parë të projektit GEF për energji të qëndrueshme si dhe përfitimet nga zbatimi i masave për efikasitet energjetik.

Aktiviteti kryesor i Projektit për energji të qëndrueshme është zbatimi i masave për efikasitet energjetik në ndërtesa publike, shkolla dhe kopshte fëmijësh, ndërsa qëllimi kryesor është krijimi i tregut të shërbimeve për efikasitet energjetik dhe energji rinovuese, duke përkrahur zhvillimin e mjedisit përkatës, kapacitetin institucional dhe mekanizmat e domosdoshëm për financim.

„Në fazën e parë u zbatuan masat për përmirësimin e efikasitetit energjetik në shkolla dhe kopshte të fëmijëve në Komunat Bogovinjë, Gazi Babë, Zajas, Çeshinovë – Obleshevë, Kisela Vodë dhe Kavadarci në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh. U rindërtuan 18 ndërtesa, 5 kopshte për fëmijë dhe 13 shkolla”, deklaroi ministri Saraqini, duke potencuar se këto mjete paraqesin grant të pastër për komuna.

„Me punët nga faza e parë e projektit GEF për energji të qëndrueshme rreth 1.500 fëmijëve dhe kuadrit mësimor iu përmirësuan kushtet për qëndrim dhe punë në ndërtesat e rindërtuara ku u zbatuan masat për efikasitet energjetik sikur që është vendosja e izolimit të mureve të jashtme, energjisë ngrohëse e kulmeve, zëvendësimi i dritareve dhe i dyerve të jashtme, furnizimi dhe montimi i sistemit të ri për ngrohje qendrore dhe zëvendësimi i ndriçimit”, tha Saraqini.
Punët e kryera kanë filluar në tetor të vitit të kaluar dhe në pjesë të madhe të komunave kanë përfunduar në fillim të muajit mars të këtij viti, përveç në Kisela Vodë ku punët vazhduan deri në muajin prill.

Në fakt, përfitimet të cilat rrjedhin nga projektet për efikasitet energjetik janë krijimi i vendeve të reja të punës, kursimi i energjisë dhe siguria më e madhe e furnizimit me energji, ndërsa konkretisht për Republikën e Maqedonisë e cila është neto importues i energjisë, efikasiteti energjetik do të thotë nevoja më e vogël për import të energjisë që do të thotë njëkohësisht edhe emetim më i vogël i gazeve të qelqit.

„Bashkëpunimi me Ministrinë e Ekonomisë edhe më tej do të vazhdon në zhvillimin e Programit Nacional për efikasitet energjetik në ndërtesa publike e cila duhet të filloj të aplikohet në vitin 2012 dhe do të paraqet mekanizëm të vazhdueshëm për zbatimin e masave për efikasitet energjetik në ndërtesa publike, shkolla, kopshte për fëmijë, shtëpi sociale”,deklaroi Bekim Imeri nga Banka Botërore. 

Gjatë ditëve të ardhshme duhet të fillojnë aktivitetet në kuadër të fazës së dytë të projektit, në të cilën do të zbatohen masat për efikasitet energjetik në shkolla dhe kopshte për fëmijë, mirëpo në bazë të financimit të përbashkët me komunat.

Ministri Saraqini tha se në fazën e dytë do të përfshihen komunat Çair, Zhelinë, Konçe, Valandovë dhe Gjevgjeli, në të cilat do të investohen gjithsej 2 milionë dollarë dhe atë 1 milionë dollarë nga projekti dhe 1 milionë dollarë nga komunat, ndërsa do të rinovohen gjithsej 13 objekte midis të cilave 4 kopshte për fëmijë dhe 9 shkolla.

  

Lajme të ngjashme

Back to top button