Krijohen kushtet hapësinore për Qendër për autizëm në Gostivar

Udhëheqësia e re komunale në krye me kryetarin Arben Taravari, vëmendje të veçantë i kushton  diskutimit dhe dizajnimit të prioriteteve zhvilluese dhe sjelljen e perspektivës më të madhe në mbrojtjen e personave me nevoja speciale, me theks të veçantë fëmijët, që edhe ata të bëhen  pjesë e barabartë e shoqërisë së përgjithshme, që me të drejtë atyre u takon.

Në këto gjashtë muaj të qeverisjes, ndonëse me bllokada dhe obstruksione të papara, punohet shumë në këtë drejtim, dhe tashmë janë krijuar kushtet për hapjen e një Qendre për fëmijët me autizëm në kuadër të godinës së Konviktit të nxënësve në Gostivar.

Vlen të theksohet me këtë rast edhe kontributi i pamohueshëm i drejtorit të Konviktit të nxënësve, Shpend Sulejmani dhe donatorëve të ndryshëm, bashkëqytetarë tanë.

Pritet që së shpejti, kjo qendër të vihet në funksion në bashkëpunim me partnerë, ekspertë të fushës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button