Remenski: Në Qeverinë e Zoran Zaevit nuk ka “Mile m’u kujtua”, dikush me “tefterë ose me tenderë”

Deputetja Frosina Tashevska- Remnski nga radhët e LSDM-së në seancën e sotme për rikonstruimin e Qeverisë theksoi se në Qeverinë e Zoran Zaevit nuk ka “Mile m’u kujtua”, dikush me “tefterë ose me tenderë” si në qeverinë paraprake, transmeton Portalb.mk.

Ajo theksoi se pas ndërtesave me fasadë të barokut fshihet krim dhe korrupsion.

“Të rikujtojmë se çfarë kozmetike keni bërë. Keni bërë fasada të barokut të institucioneve, ndërsa pas tyre fshihet korrupsion dhe krim. Ish-kryeministrin tuaj tashmë nuk e keni as në anketa”, tha Remenski.

Në fjalimin e saj replikoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev i cili kërkoi nga ajo ta mbrojë kryeministrin sepse ai me siguri e di kush punon e kush jo në qeverinë e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button