fbpx

Nga deputet, në zëvendësministër të Arsimit: ja pasuria e Petar Atanasov (FOTO)

Ish deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petar Atanasov, që pritet të emërohet sot si zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, posedon pasuri të bujshme, pjesën dërmuese të së cilës e ka të paraqitur në emër të bashkëshortes, transmeton Portalb.mk.

Në emër të bashkëshortes, Atanasov ka paraqitur pasuri të patundshëm në vlerë prej 16,293,807 denarë, ndërkohë që në emër personal në vlerë prej 2,324,300 denarë. Për automjet, në emër personal, Atanasov ka paraqitur pasuri në vlerë prej 800 mijë denarë. Në total, ai posedon pasuri materiale në vlerë prej 19,418,107 denarë.

Në emër të bashkëshortes, ka pasuri aksionare në vlerë prej 1 mijë denarë dhe kartela devizoresh në vlerë prej: 66,781,000 eurove, 35,076 dollar amerikan dhe 973,802 denarë.

Në emër personal, Atanasov ka paraqitur pasuri në: formë devizash – 30 mijë euro; llogari transaksionare – 20 mijë denarë dhe kredi në vlerë prej: 34,400 dollarë amerikan dhe 6,663,684 eurove.

Në total, në formë devizash, aksionesh, kredish dhe aksionesh, zëvendësministri i ardhshëm i Arsimit, Petar Atanasovski, ka paraqitur pasuri në vlerë prej 73,474,684 euro, 69,476 dollar amerikan dhe  994,802 denarë, transmeton Portalb.mk.

Vetëm për marrëveshjen për blerje të shtëpisë, Petar Atanasov ka dorëzuar 5,025,371 denarë.

Atanasov, vjen në postin e Arbër Ademit. Ai paraprakisht ka qenë deputetë në Kuvendin e Maqedonisë.

Kjo është pasuria e kryeministrit dhe gjithë ministrave të Qeverisë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button