Dimovski: Cilët janë ministrat kundër të cilëve zhvillohet procedurë hetimore? Zaev: Nuk janë ministra

“Propozimi i sotëm për ne është rikonstruksion tregtar që nuk ka asnjë përmbajtje dhe mesazh politik”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në seancën e sotme për rikonstruimin e Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“Atë që nuk e bëni, ndërsa pritej, është rikonstruimi i resorëve ku nuk ka rezultate dhe ku ka mangësi dhe afere. Rikonstruimi pas një viti i Qeverisë duhet të përfshijë njohje të mangësive dhe gabimeve. Në qeveri përpiqeni të përfshini disa parti më të vogla opozitare shqiptare me qëllime të tjera që vijnë në periudhën që ardhshme”, tha Dimovski.

Ai e pyeti kryeministrin se çfarë po ndodh me deklaratën e tij se në qeveri ka ministra të cilët nuk mund të gjinden dhe nuk janë të aftë.

“Në këtë propozim nuk na tregoni se cilët janë ato ministra. Cilët janë ato ministra ose funksionarë për të cilët vetë keni thënë se keni hapur procedurë parahetimore?”, pyeti Dimovski kryeministrin.

Zaev tha se nuk e ka pasur fjalën për ministra.

“E kuptoj atë që e thatë, jeni opozitë dhe detyra juaj është të kritikoni. Kam folur për pjesëmarrës të pushtetit ekzekutiv e jo për ministra dhe zëvendësministra. Kam folur për mangësitë që ta avancoj punën e të gjithë të përgjegjshmëve para Qeverisë dhe Kuvendit”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button