Parlamenti i zgjodhi ministrat dhe zëvendësministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë

Parlamenti i Maqedonisë me shumicë votash i zgjodhi ministrat dhe zëvendësministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Renata Deskoska mori dikasterin e Drejtësisë me 67 vota për dhe 23 kundër.
Arbër Ademi mori dikasterin e Arsimit dhe Shkencës me 67 vota për dhe 25 kundër.
Asaf Ademi mori dikasterin e Kulturës me 66 vota për dhe 23 kundër.
Bardhyl Dauti u zgjodh ministër pa resor me 65 vota për dhe 26 kundër ndërsa 1 i përmbajtur.

Gjithashtu, Parlamenti i zgjodhi edhe zëvendës ministrat e ri.

Andrej Zhernovski u zgjodh zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme me 67 vota për dhe 20 kundër.
Asim Musa u zgjodh zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë me 67 vota për dhe 19 kundër ndërsa 1 ishte i përmbajtur.
Gjonul Bajraktar u zgjodh zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale me 64 vota për dhe 16 kundër ndërsa 3 ishin të përmbajtur.
Sadik Beqiri u zgjodh zëvendësministër në Ministrinë për Transport dhe Lidhje me 67 vota për dhe 20 kundër.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi e uroi për postin e ri edhe Petar Atanasov edhe pse ai nuk u zgjodh sonte zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës pasi që para duhet të zgjidhen anëtarët e ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të cilët sot morën dritë jeshile nga Parlamenti.

LEXO: Kuvend, me 88 vota “pro” shpallet konkursi për anëtarët e rinj të KSHZ-së



Në Kuvendin e Maqedonisë po mbahet seanca në të cilën po shqyrtohet dhe pritet që të votohet rikonstruimi i Qeverisë, një vit pasi që kjo përbërje qeveritare e ka votuar përbërjen e parë të qeverisë në krye me kryeministrin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Deputetët po debatojnë për anëtarët e rinj të Qeverisë, që pritet të mbarojë deri në mesnatë, ndërkaq si pikë e dytë është zgjedhja e zëvendësministrave.

Ministra të rinj janë: Asaf Ademi nga Lëvizja BESA, i cili emërohet ministër i Kulturës në vend të Robert Allagjozovskit; Bardhyl Dauti nga PDSH, ministër pa resor i cili vjen në vend të Ramiz Merkos, Renata Deskoska për Drejtësi e cila e ndërron Bilen Saliun, ndërkaq atë në Ministrinë e Arsimit do ta zëvendësojë zëvendësi i saj i deritanishëm, Arbër Ademi.

Për zëvendësministra janë propozuar Andrej Zhernovski për zv/ministër të Punëve të Jashtme, Asim Musa për zëvendësministër të Shëndetësisë, Gjonul Bajraktar për zv/ministër për Punë dhe Politikë Sociale, Sadik Beqiri për zv/ministër për Transport dhe Lidhje dhe Petar Atanasov për zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Partia opozitare VMRO-DPMNE përpara disa ditëve ka thënë se do të marrë pjesë në seancën e sotme, por nga ajte theksojnë se bëhet për rikonstruim të dështuar dhe për qeveri që nuk ka rezultate dhe ide.

“Bëhet fjalë për rikonstruim të dështuar, bëhet fjalë për një qeveri e cila nuk ka ide dhe rezulatate. Bëhet fjalë për qeveri e cila nuk e ka plotësuar asnjë nga premtimet e saja kyçe. Në Maqedoni një vjet më parë asnjë gozhdë nuk është ngulur, një shtyllë elektrike nuk është vendosur, a u premtuan kodra dhe lugina. Madje edhe përkrahësit më të mëdhenj të LSDM-së janë të dëshpëruar nga ZOran Zaev dhe ministrat e tij. Kështu që, rikonstruimi i njërit ose dy ministrave nuk e zgjidh problemin fondamental, ndërkaq ajo është garnitura e paaftë e cila nuk i plotëson premtimet dhe e cila nuk mundet dhe nuk di të japë rezultate.

Rikonstruimi i Qeverisë, është përmendur që në nëntor të vitit të kaluar, pasi që Aleanca për Shqiptarët doli nga Qeveria.

Sherri qeveritar u bë pasi që kryeministri Zoran Zaev, nuk pranoi propozimin e Aleancës për Shqiptarët që të emërojë ministër të Shëndetësisë, resor të cilin paraprakisht e udhëhoqi Arben Taravari i cili dha dorëheqje pasi që u zgjodh kryetar i Gostivarit. Zaev në vend të Taravarit, vendosi që ta emërojë Venko Filipçen i cili erdhi nga LSDM-ja.

Pas daljes së ASH-së nga, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë u bënë: Lëvizja BESA-s me kryetar Afrim GAshi, Partia Demokratike Shqiptare me kryetar Menduh Thaçi dhe Lidhja e Romëve ku kryetar është Amdi Bajram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button