Bjellorusët e çuditur se shqiptarët e dinë maqedonishten

Gomeli i Bjellorusisë pas dite do të ballafaqohet me Renovën në Kumanovë në ndeshjen e parë të raundit të dytë në kualifikimet e Liga Evropës, kurse mediat bjelloruse sot u befasuan nga njohja e gjuhës maqedonase nga popullata shqiptare, e cila i priti mysafirët me vallen e Shotës.

“Renova është klub i Tetovës, në pjesën ku shqiptarët janë shumicë nga popullsia me vetë kufirin e Kosovës. Gjysma e Renovës përbëhet nga shqiptarë etnikë, të cilët kanë pasaportat e Maqedonisë, por ekipi nuk ka të huaj. Në lidhje me barrierën gjuhësore të gjithë shqiptarët mirë flasin maqedonisht”, shkruan gazetari i “Presbal” të Bjellorusisë në reportazhin e tij. 

Ja si bjellorusët e panë Kumanovën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button