Arrihet marrëveshja për formimin e qeverisë në Itali

Pas disa muajsh të pasigurisë politike, në Itali është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë.

Mandatari për kryeministër, Giuseppe Conte, i ka prezantuar presidentit, Sergio Mattarella, listën e tij të ministrave, për herë të dytë brenda një jave, derisa qeveria e re pritet të formohet të premten, transmeton REL.

Ministrat janë zgjedhur nga partitë populliste, Pesë Yjet dhe Liga e krahut të djathtë.

Presidenti Mattarella ka kundërshtuar më herët propozimin e Contes për emërimin e euroskeptikut, Pablo Savona në postin e ministrit të Ekonomisë.

Ky hap i presidentit kishte nxitur Conten të heqë dorë nga formimi i qeverisë.

Të enjtën më pas, të dy janë pajtuar që Giovanni Tria të jetë në krye të kësaj ministrie dhe Conte të tentojë të formojë sërish qeverinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button