Rezolutë në dëm të liberalizimit

Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka miratuar një rezolutë përmes së cilës kërkohet që të hiqen kontrollet në pikat kufitare me Shqipërinë.

Megjithatë, sipas njohësve të integrimeve evropiane, kjo rezolutë është në kundërshtim me rekomandimin e Komisionit Evropian për kontrolle të dyfishta kufitare të dhënë në vitin 2015 në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave në korrik të vitit 2015 Komisioni Evropian (KE) pati rekomanduar që të bëhen kontrolle në të dyja anët në pikëkalimet kufitare me Shqipërinë.

Por në kohën kur Kosova po i afrohet çdo ditë e më shumë vendimit për heqjen e vizave Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila është në kundërshtim më rekomandimin e ekspertëve të Bashkimit Evropian të dhënë në vitin 2015.

Në rezolutën e miratuar të mërkurën kërkohet që ta bëhet hapja e plotë, pra të hiqen kontrollet në pika kufitare në Vërmicë, Qafë-Prush dhe Qafë-Morinë.

Njohësit e integrimeve evropiane thonë se kjo rezolutë është në kundërshtim me rekomandimin e vitit 2015, ndërsa thonë se BE-ja do ta kundërshtojë heqjen e kontrolleve kufitare.

Megjithatë sipas tyre, kjo rezolutë e sikurse edhe ajo për heqjen e romingut me Shqipërinë, që janë miratuar në të njëjtën ditë, do ta kenë fatin e rezolutave të mëhershme të Kuvendit, pra nuk do të zbatohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button