Shekerinska: Mbështetja e Francës për Maqedoninë është e merituar

Jemi të sigurt që kemi merituar vendimin e Francës për mbështetjen e Maqedonisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO korrikun e ardhshëm dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Kjo mbështetje është me të vërtetë e merituar dhe kjo do të jetë vetëm fillimi i një rruge të rënd,  e cila duhet të tejkalohet. Kjo do të jetë përkrahje për të gjithë rajonin, për fqinjët tanë dhe të gjitha forcat progresive të Ballkanit.

Kështu u shpreh sonte zëvendës kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila në rezidencën franceze u dekorua me titullin “Komandant i urdhrit kombëtar për merita të Republikës së Francës”, njofton MIA.

“Kjo mirënjohje tregon se Republika e Maqedonisë dhe ajo e Francës ndajnë vlera të njëjta dhe synojnë lartë dhe udhëheqin me principe të njejtë. Synimi im personal do të jetë  në drejtim që të afrojmë edhe më shumë vendet tona nëpërmjet bashkëpunimit. Franca mund të mbështetet në Republikën e Maqedonisë dhe shpresojmë që edhe ne mund të kemi mbështetjen franceze për arritjen e qëllimeve tona strategjike”, tha Shekerinska.

Titulli Shekerinkës ju dha nga sekretari shtetëror i forcave të armatosura të Francës, Zhaneviev Dariesek.

Ky titull është vendos në vitin 1963 nga gjenerali De Gol, i cili iu ndahet personave ushtarak apo civil për merita të jashtëzakonshme.

Dariesek është personi i parë i qeverisë së Emanuel Makron i cili viziton Shkupin. Ajo pasdite kishte takim me kryetarin Gjorge Ivanov dhe tha se në emër të qeverisë franceze sjell porosinë për bashkëpunim dhe miqësi.

Në ndarjen e titullit, pjesëmarrës ishin edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministra të Qeverisë si dhe përfaqësues të korit diplomatik, akademik dhe profesorë universitar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button