SHBA u vendos tarifa në importe aleatëve kyçë

Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për vendosjen e tarifave në importet e çelikut dhe aluminit që vijnë nga Bashkimi Evropian, Meksika dhe Kanadaja, transmeton REL.

Vendosja e tarifave prej 25 përqind në çelik dhe 10 përqind në alumin do të fillojë këtë mesnatë.

Ky hap i njoftuar nga Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, prek disa aleatë amerikanë dhe anëtarë të NATO-s në Evropë.

Mbretëria e Bashkuar është shprehur “thellësisht e dëshpëruar” nga vendimi amerikan, derisa presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se kjo është “ditë e keqe për tregtinë botërore”.

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka thënë se tarifat janë “të pajustifikueshme dhe të rrezikshme”.

Ross ka bërë të ditur njoftimin për sanksionet nga Parisi, pasi ishte duke negociuar me liderët evropianë, të cilët ishin duke tentuar t’i shmangeshim detyrave.

Bashkimi Evropian do të marrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’iu përgjigjur tarifave amerikane, ka thënë Le Maire.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button