Serbia zotohet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Serbia vazhdon të forcojë radhët e veta kundër ndërkombëtarizimit të Kosovës, trasnmeton Koha.net.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, u takuan sot për bisedime për vazhdimin dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta në planin e kundërshtimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Kështu bëhet me dije në një kumtesë për media, të cilën e transmetojnë mediat serbe.

Sipas të njëjtës, mes dy ministrave është diskutuar për rezultatet e arritura deri më tash dhe është pajtuar për masa tjera strategjike dhe koordinimin për të penguar hyrjen e Kosovës në INTERPOL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button