Përplasja mes Pacolit dhe Veselit për liberalizim të vizave – japin data të ndryshme

Kosovarët do të lëvizin lirshëm, për këtë Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe Behgjet Pacolli, zv/kryeministër i Kosovës janë të sigurt, por data se kur do të ndodhë kjo gjë mbetet një enigmë.

Të dy liderët shtetërorë japin data të ndryshme se nga kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm. Kryetari i Kuvendit sot pas mbledhjes së kryesisë tha se kosovarët do të lëvizin lirshëm në fund të këtij viti.

“Në fund të muajit dhjetor të këtij viti presim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, lëvizjen e merituar do të lëvizim në shumicën e vendeve të Bashkimit Bvropian në mënyrë që të përçojmë mesazhin e qytetarëve se ne duam të lëvizim lirshëm se ne jemi pjesë e këtij kontinenti dhe në të njëjtën kohë ne do të respektojmë të gjithë kornizat legale të BE-së kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e BE-së”, transmeton Insajderi.

“Jemi një vend i lirë i cili ka përparuar shumë dhe është një çështje që na takon, kjo duhet të ndodh dhe do të ndodhë”, ka deklaruar Veseli sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Por vetëm një ditë më parë zv/kryeministri kosovar Behgjet Pacolli, tha se brenda këtij muaji Kosova do ta ketë datën kur kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, ne praktikisht deri në fund ashtu siç gjithmonë edhe e kemi thënë deri në fund të këtij muaji do të kemi datën ekzakte kur të rinjtë tanë, qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm pa viza. Kjo do të ndodhë këtë vit dhe një prej mbështetësve të fuqishëm është edhe Austria”, tha Pacolli.

Në fund të vitit të kaluar Pacolli ishte shprehur i bindur se në pjesën e parë të këtij viti, kosovarët do të lëvizin lirshëm në shtetet e Bashkimit Evropian që del të jetë kundër deklaratës së sotme të Veselit.

“Shpresoj se viti 2018 do të jetë vit ku qytetarët do të lëvizin lirshëm. Unë shpresoj shumë që në pjesën e parë të vitit dhe viti 2018 do të jetë viti me të cilin ne sigurisht do të shënojmë edhe historinë e shtetbërjes tonë”, kishte deklaruar Pacolli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button