Ministrja franceze Dariesek: “Non pejper” është dokument pune që nuk ka vlerë zyrtare

“Non pejper” është dokument pune i cili nuk ka ndonjë vlerë zyrtare, por është diçka që së pari duhet të shqyrtohet, kështu tha sekretarja shtetërore e Ministrisë franceze të forcave të armatosura Zheneviev Dariesek duke folur për dokumentin “Non pejper” për të cilin mediat publikuan se e përbëjnë vendet evropiane më me ndikim dhe me të do të kundërshtohet dhënia e datës së negociatave për anëtarësim Maqedoninë në BE dhe NATO sepse nuk ka pasur reforma, transmeton Portalb.mk.

“Të flitet për një dokument pune që nuk vlerë zyrtare dhe për të cilin e di se kohës së fundit mjaft është shkruar nëpër media, është diçka që së pari duhet të shqyrtohet sepse duhet që deri në fund të qershorit të mendojmë për arritjen e qëllimit tonë përfundimtar. E di se është bërë punë e madhe, keni edhe shumë, por jemi të vetëdijshëm për zhvillimin që e ka arritur vendi juaj”, tha Dariesek.

Ajo sot së bashku me ambasadorin francez në Maqedoni, Kristian Timonie dhe ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska mori pjesë në hapjen e Muzeut memorial të varrezave franceze në Manastir.

Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Ambasada e Francës: “Non pejper” nuk është dokument përfundimtar, përfundimet do t’i shqyrtojë Këshilli me 26 qershor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button