Veseli: Vizat liberalizohen këtë vit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i bindur se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian nga dhjetori i këtij viti, transmeon REL.

Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen, pasi Kosova është pjesë e kontinentit evropian dhe, sipas tij, ajo ka siguruar se do të respektojë kornizën ligjore të BE-së.

“Kosovarët nuk do të kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ne dëshirojmë të lëvizim lirshëm për të studiuar, për të shkëmbyer përvoja, mallra me vendet e BE-së”, tha Veseli.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash me BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button