Shtyhet seanca gjyqësore për rastin “Titanik” për shkak gjendjes shëndetësore të Jankullovskës

Për shkak mungesës së ish-ministres së Punëve të Brendshme,  Gordana Jankullovska e cila nuk ishte në gjendje të jetë e pranishme në seancë për shkak shtatzënisë së rrezikshme, është shtyrë seanca e sotme e rastit “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi avokatja e Gordana Jankullovskës, Sanja Aleksiq, ish-ministrja është ndaluar të vijë në gjykatë për shkak gjendjes në të cilën ndodhet dhe për këtë gjë dorëzoi vërtetim mjekësor.

Prokurorja publike Lile Stefanovska theksoi se te vërtetimi mjekësor nuk është theksuar sëmundja për të cilën ajo është në pushim mjekësor dhe theksoi se mungesa e saj nuk justifikohet.

Ndryshe, rasti“Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, në këtë rast ish-kryministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë  janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

 

Jankulloska përpara lindjes, e pasigurt nëse do të gjykohet ndaras për rastet e PSP-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button