Zgjatet mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë

Qeveria gjermane mori vendimin që të zgjas mandatin e ushtarëve gjermanë të cilët marrin pjesë në misionin e KFOR-it në Kosovë, si dhe të atyre në UNIFIL dhe SOPHIA në Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndihmës Zëdhënësja e Qeverisë së Gjermanisë, Martina Fietz, në një deklaratë të bërë sot në kryeqytetin Berlin, theksoi se gjendja në Kosovë në masë të madhe është e qetë dhe qëndrueshme, ndërsa potenciali për krizë në veri të vendit ende ekziston. Ajo tha se kanë vendosur që të vazhdojnë mandatin e ushtarëve gjerman që janë në misionin e KFOR-it.

Ajo duke treguar se në kuadër të misionit mandati është i pakufizuar, tha se kufiri i sipërm i ushtarëve gjermanë do të mbrohet dhe se ky numër do të mbetet i fiksuar në 800.

Fietz tha se mandati i ushtarëve gjermanë në Forcat Paqeruajtëse të OKB-së, UNIFIL, në ujërat e Libanit si dhe ato që janë në kuadër të misionit SOPHIA që vazhdon kundër trafikimit të njerëzve në ujërat e Libisë deri më 30 qershor 2019. Fietz deklaroi se kufiri i sipërm i këtyre ushtarëve do të ruhet, në UNIFIL do të marrin pjesë 300, ndërsa në SOPHIA 950 ushtarë.

Pritet që vendimi për zgjatje të Këshillit të Ministrave të miratohet në Parlamentin Federal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button