Peshkatarët japonezë kanë vrarë 333 balena në Antarktidë

Peshkatarët japonezë gjatë një ekspedite verën e kaluar kanë vrarë 333 balena në Antarktidë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e paraqitur të Komisionit ndërkombëtar të gjuetisë së balenave thuhet se verën e kaluar janë masakruar 333 balena të llojit ‘minke’ nga të cilat 122 shtatzëna.

Ndërsa Japonia pretendon se gjuetinë e balenave e bën në lidhje me kërkimin e sistemit ekologjik në Antarktidë.

Përkundër të gjithë protestës së aktivistëve të mjedisit dhe të drejtave të kafshëve, Japonia ka vendosur të ripërsërisë gjuetinë vjetore të balenave në Antarktidë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2014 bëri të ditur se programi i gjuetisë në Antarktidë ishte i paligjshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button