Llava e vullkanit në Havai shkatërroi mbi 70 shtëpi

Llava nga vullkani Kilauea në Havai po përhapet me shpejtësi dhe deri në këto çaste ka shkatërruar mbi 70 shtëpi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se llava ka gëlltitur 71 shtëpi, nga të cilat 20 vetëm në dy ditët e kaluara.

Për të shmangur pasojat janë urdhëruar evakuime shtesë, meqë llava e rrezikshme i është afruar elektranës gjeotermale për çka ekspertët paralajmëruan se mund të ndodhin shpërthime të papritura të substancave toksike.

Eruptimet e vullkanit Kilauae detyruan autoritetet të evakuojnë të paktën 1.700 banorë të Leilani Estates.

Vullkani vazhdon të hedhë llavë, gurë dhe gazra helmues për shkak të cilës janë evakuuar banorët. Janë shembur 26 shtëpi ndërsa nën llavë kanë mbetur edhe katër njësi banesore.

Nga Observatoriumi për vullkane në Havai ende nuk ka shenja për atë se kur mund të ndërpriten aktivitetet vullkanike dhe përhapja e llavës që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 36.000 metra katrorë.

Bëhet fjalë për njërin nga vullkanet më aktive në botë, i cili u aktivizua nga viti 1983.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button