Apeli e ka shfuqizuar dënimin me burg të Grujoskit, rrëzohet vendimi i parë për akuzën e PSP-së

Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar vendimin për ish eprorin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujoski, në lëndën “Fortesa 2”, mëson “Makfax”. Me vendimin, i arratisuri në Selanik ishte dënuar me dënim me burg me 1 vjet e gjysmë për shkatërrimin e shkresave dhe dokumenteve për përgjimin e paligjshëm, njofton Portalb.mk.

Kjo do të thotë që për këtë lëndë, gjykimi për Grujoskin duhet që të fillojë nga fillimi. Ky është vendimi i këshillit penal tre anëtarësh me të cilën ka  udhëhequr gjykatësja Cvetanka Periq për ankesën e avokatëve të Grujoskit. Seanca publike është mbajtur në fund të muajit mars.

Arsyeja për shfuqizimin e vendimit për rastin “Fortesa 2”, të cilën e solli gjykatësja Lidija Petrovska, e njohur nga “bombat”, është se nuk janë plotësuar kushtet ligjore që i akuzuari Grujoski të dënohet në mungesë. Sipas njohurive të “Makfax”, Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin për zyrtaren në DSK, e cila gjithashtu është ankuar, por ajo është dënuar me dënim me kusht.

 

Refuzohet ekstradimi, Grujevski dhe Boshkovski do të qëndrojnë në Athinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button