Ivanov nesër do të takohet me Dimitrovin: për emrin nuk pranon zgjidhje “erga omnes”

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nesër do ta pranojë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, për t’u informuar në lidhje me zhvillimet për çështjen e emrit, por ai paraprakisht ka deklaruar se nuk pranon zgjidhje “erga omnes” apo me përdorim të përgjithshëm, njofton Portalb.mk.

“Qëndrimi i kryetarit Ivanov është principiel, dhe njëkohësisht konsistent me qëndrimet e të gjithë kryetarëve të deritashëm të Republikës së Maqedonisë. Ai qëndrim është, se kryetari Ivanov nuk pranon zgjidhje për çështjen e emrit, me përdorim të përgjithshëm apo ‘erga omnes'”, thonë nga Presidenca e Maqedonisë.

Nga Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov njoftojnë se nesër do të realizohet takimi Ivanov – Dimitrov. Në këtë takim do të kumtohen zhvillimet e fundit që u arritën në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që u mbajt në Bruksel.

Ndërkaq, ditë më parë kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov “u ankua” se nuk njoftohet për zhvillimet e fundit sa i takon çështjes së emrit, por kjo u hodh poshtë si e pavërtetë nga kryeministri i Maqedonisë: “Kryetari Ivanov është informuar për gjithçka që ka ndodhur gjatë negociatave për emrin deri në takimin mes liderëve. Sot do të informohet për të rejat rreth negociatave që nga takimi. Edhe për negociatat me Cipras menjëherë do t’i informoj institucionet kompetente, liderët politik, kryetarin e shtetit dhe Kuvendin”, tha Zoran Zaev, gjatë publikimit të raportit të punës njëvjeçare të Qeverisë së Maqedonisë.

http://portalb.mk/529811-referendum-ne-vjeshte-zaev-nuk-e-zbulon-percaktuesin-per-emrin/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button