Përdorimi i duhanit, një ndër shkaktarët më vdekjeprurës në Maqedoni

Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi i pirjes pasive kontribuojnë përafërsisht 12% nga të gjitha rastet te sëmundjet e zemrës, ndërkaq eliminimi i përdorimit të duhanit mund të mbrojë miliona njerëz që të vdesin nga sulmet e zemrës apo të trurit, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rastin e Ditës Botërore Pa Duhan, njofton Portalb.mk.

Nën moton “Zgjedh shëndet, jo duhan”, Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik tradicionalisht e shënon ditën botërore pa duhan.

“Në republikën e Maqedonisë, sipas të dhënave të Institutit Publike, në vitin 2016-të nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit kanë vdekur 10.920 persona me shkallë vdekshmërie prej 526.9 persona në 100.000 banor. Sëmundjet kardio-vaskulare marrin pjesë me 53.5% nga numri i përgjithshëm i vdekjeve dhe janë në vend të parë në strukturën për arsyet e vdekjes”, deklaroi Filipçe.

Ai theksoi se pirja e duhanit paraqet rrezik për shëndetin dhe popullatën, rrezik për sëmundje dhe problem global shëndetësor, për shkak së cilës janë të patjetërsueshme që të ndërmerren masa urgjente për shpjegimin e dëmit të duhanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button