Rroba të pastra e të bardha si bora, këto janë truket e larjes që nuk ua thonë kurrë në pastrim kimik

Edhe pse mund ta konisderoni veten si eksperte të lavatriçes, ashtu si në çdo fushë tjetër ekzistojnë disa truke dhe hile që nuk ua tregon askush, sidomos ata të pastrimit kimik ku harxhoni goxha para çdo vit. Sot do të ndalemi tek larja dhe sekretet për të patur rroba të bardha akull e që i rezistojnë kohës. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:

 Me siguri ky është një skenar i njohur për shumë ndjekëse të Living. Zgjedhja e programit të gabuar të larjes dhe centrifugës bën që veshjet tuaja të tkurren e të zvogëlohen aq sa të duken si veshje fëmijësh. Nuk është nevoja t’i hidhni në kosh, por veproni si më poshtë. Pasi t’i nxirrni rrobat nga lavatriçja zhytini në një legen me ujë të ngrohtë ku keni shtuar balsam flokësh ose shampo për bebe. Lërini aty për 10-15 minuta. Shtrijini në një sipërfaqe të drejtë dhe me ndihmën e një peshqiri mundohuni t’i riktheni në përmasat e mëparshme. Provojeni, funksionon vërtetë, transmeton femra.net.

Kur bëhet fjalë për rrobat e bardha, të gjithë mundohemi t’i veshim sa më rrallë ose të tregohemi sa më të kujdesshëm pasi një njollë mund të kushtojë shtrenjtë. Por nëse doni që ato të ndriçojnë akull si bora, nuk keni nevojë të blini detergjentë të shtrenjtë pasi zgjidhja është më e thjeshtë. Mjafton të fusni 5-10 kokrra aspirinë dhe rrobat tuaja do të duken më të bardha se kurrë më parë falë vetive të acidit salicilik.

Na presin ditë plot diell, kështu që ky është momenti i duhur për të larë të gjitha trikot e leshta dimërore. Living ju propozon një hile të vogël që do të shmangë diçka shumë të bezdisshme: elektrizimin e flokëve. Besojmë e keni parasysh momentin kur pasi vishni një pulovër të larë ajo ju ngacmon lëkurën dhe flokët. Për ta shmangur këtë gjë ju këshillojmë që në lavatriçe të fusni disa toptha letër alumini, në mënyrë që të thithin ngarkesën statike.

Në qoftë se ekziston diçka që e urrejnë të gjitha femrat janë pikërisht njolla e buzëkuqit dhe kremit pudër në fustanin apo këmishën e sapoveshur. Mos u shqetësoni për larjen e tyre pasi është më e thjeshtë se kaq. Hidhni pak shkumë rrojë mbi njollën e kremit pudër për shembull dhe lajeni me detergjent si zakonisht. Do të na falenderoni në fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button