Marrëveshja në fushën e arsimit me Shqipërinë, gjitha shpresat te ministri i ri Ademi

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni vazhdojnë të mësojnë me gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së  ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet, shkruan Portalb.mk. Edhe pse u bënë tre vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, nuk ka asgjë konkrete se si mund të ndihmojë Shqipëria, Maqedoninë për përmirësimin e teksteve skandaloze.

Mësimdhënësit, prindërit u ankuan shpesh herë për përmbajtjen, kualitetin si dhe mungesën e librave, mirëpo ankesa e tyre hasi në vesh të shurdhër për arsye se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ende nuk ka ndërmarrë asgjë për asnjë nga ankesat e parashtruara.

Tani me emërimin e ministrit të ri shqiptar në këtë dikaster, Arbër Ademi, rriten shpresat për ndonjë marrëveshje të re eventuale, e cila do të zgjidh njëherë e përgjithmonë problemin me literaturën në gjuhën shqipe.

Etem Xheladini nga Shoqata e Arsimtarëve Shqiptar (SHASH) thotë për Portalb.mk, se nga Marrëveshja e cila skadon këtë vit nuk ka qenë fare funksionale dhe se sipas tij së pari ishte dashur të bëhet unifikimi Abetares.

“Nga ajo që jemi duke parë, për tre vite marrëveshje nuk është bërë asgjë, gjëja e parë që do të duhej të bëhet është unifikimi abetares, ashtu siç është bë tani më një kohë me Kosovën. Shpresojmë që ministri i ri bën marrëveshje të re dhe shpresojmë që do të arrihen këto kërkesat tona që janë bazike për mësimin në gjuhën shqipe në Maqedoni”, tha për Portalb Xheladini.

Portalb tentoi të kontakton edhe me ministrin e ri, por Ademi nuk i përgjigjej thirrjeve të redaksisë.

Sa i përket ndryshimit të ligjit për literaturën shkollore dhe të mesme, kohë më parë për Portalb.mk, zëdhënësi i MASH-it, Vlladimir Dellov tha se ende është duke u punuar në ligjin sa i përket literaturës në shkollat fillore dhe të mesme.

“Është duke u përgatitur ligj i ri për literaturën, procedurën e recenzimit dhe lehtësimin e saj. Librat që janë me gabime do të mund të përmirësohen në një mënyrë më të lehtë si dhe do të vendoset për programet dhe librat me të cilat duhet të punohet”, tha për Portalb, Dellov.

Ndryshe, përdorimi i abetares së unifikuar nga nxënësit shqiptarë të Maqedonisë paraprihet me ndryshim të ligjit të teksteve shkollore, megjithatë siç bëri të ditur ish zëvendësministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu, kjo do të parashihet me ndryshim të ligjeve për arsim fillor për të cilin ende po punohet në Ministri.

“Ne kemi nismë për ndryshim të ligjeve në të gjitha nivelet, sipëror, të mesëm dhe fillor.  Jemi duke mbledhur informata në lidhje me abetaren dhe kuptohet që do të insistojmë qe të ndryshojmë edhe ligjin e teksteve shkollore që të mund ta zbatojmë abetaren e Unifikuar në Maqedoni”, tha atëkohë Ganiu.

Deri më tani lidhur me Marrëveshjen në sferën e arsimit me Shqipërinë, në ueb faqen e MASH-it ka vetëm dy informacione:

  1. Marrëveshja e nënshkruar nga ish ministrit Abdilaqim Ademi lidhur me përforëcimin e bashkëpunimit mes universiteteve të dy vendeve, transferimin e studentëve si dhe bashkëpunim në fushën e literaturës për qëllime të hulumtimeve universitare. Kjo marrëveshje është me kohëzgjatje prej pesë viteve (16.03.2016)
  1. Takimi i ish ministrit Pishtar Lutfiu me ish ministren e arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy shteteve. (24.06.2016)

Ndryshe kjo marrëveshje mes dy shteteve është me kohëzgjatje prej 2015-2018, ku edhe pse dy vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe pesë vjet nga përdorimi i abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë, nxënësit shqiptarë të Maqedonisë ende nuk e kanë në duar abetaren e unifikuar, shkruan Portalb.mk.

LEXO MË SHUMË:
Edhe këtë vit nxënësit e Maqedonisë pa Abetare të përbashkët me Shqipërinë
Ja pse nxënësit në Maqedoni ende nuk mund ta përdorin Abetaren e përbashkët
A do ta përdorin abetaren e përbashkët nxënësit shqiptar?
Kumanovë: Urgjentisht të sigurohet Abetarja mbarëkombëtare

“Abetarja mbarë kombëtare” që harroi gjithë shqiptarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button