Ramazani nis të enjten, agjërimi fillon të premten

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, përmes një komunikate për media, njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte më 20 korrik 2012.

“Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e Bashkësisë Islame përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq të enjten, më 19 korrik, me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në ora 11:00, në selinë e Kryesisë së BIK, u drejtohet besimtarëve dhe popullit të Kosovës me mesazh urimi. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button