Raporti i Qeverisë vetëm në maqedonisht, ende s’është përkthyer në shqip

Qeveria e Maqedonisë sot e ka publikuar raportin për punën një vjeçare të tyre, megjithatë vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse në realizimet e tyre theksohet se e kanë miratuar ligjin e gjuhëve, njofton Portalb.mk.

https://issuu.com/vladamk/docs/365_merki_za_365_dena_-_1_godina_vl/4

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, thotë se është duke u bërë gati dhe së shpejti do ta publikojmë edhe versionin në gjuhën shqipe.

“Është duke u bërë gati dhe së shpejti do ta publikojmë të përkthyer në gjuhën shqipe”, tha shkurt për Portalb.mk Hoxha.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë, nuk i dërgon me rregull dhe në kohë reale kumtesat në gjuhën shqipe, ndërkaq ueb-faqja edhe pse e ka kategorinë për gjuhën shqipe, ajo nuk është tërësisht e përkthyer dhe nuk është funksionale në kohë reale.

Ndryshe, sipas ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet që të hyjë në fuqi, institucionet obligohen që ueb-faqet e tyre t’i kenë edhe në gjuhën e 20% të qytetarëve të vendit (shqipe). Sipas Preambulës së Kushtetutës së RM-së, Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë tjera që jetojnë në RM.

Edhe pse premtoi, Qeveria ende nuk ka ueb-faqe funksionale në gjuhën shqipe!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button