Gjykata Administrative ka marrë vendimin që ta ndalojë hapjen e kazinos në Reçicë të Vogël (DOKUMENT)

Gjykata Administrative ka marrë vendim që objekti para të cilit u protestua më 5 Maj në Reçicë, nuk do të hapet kazino ashtu siç ishte planifikuar. Me anë të një konference për shtyp këtë e bëri të ditur Lëvizja Anti-Bixhoz, nga e cila Lëvizje theksuan se të gjithë ata që ngritën zërin dhe përkrahën protestën u përfshin në vendimmarrjen e ndalimit të hapjes së këtij objekti si kazino, raporton Portalb.mk.

Xhemal Abdiu, njëri nga anëtarët e këshillit iniciator të kësaj Lëvizje deklaroi se heshtja që u thye në protestën e 4 majit nga qytetarët e Tetovës, solli rezultatet e para.

“Reagimi i qytetarëve kundër degjenerimit, shkatërrimit, përhapjes së prostitucionit, mjerimit dhe varfërisë së popullatës që shkaktohen në masë të madhe edhe nga këto lojëra të fatit, sa vjen dhe forcohet , dhe po merr formë dhe guxim për tu përhapur në të gjithë vendin, dhe për tu përfshirë në vendimmarrje sa i përket kësaj çështje. Jemi mirënjohës ndaj të gjithë intelektualëve, profesorëve, shoqërisë civile për përkrahjen e dhënë, por edhe ndaj institucioneve publike që bënë punën e tyre dhe respektuan kërkesat e qytetarëve”, tha Abdiu, duke prezantuar dhe dokumentet me të cilat Gjykata e miratuar vendimin.

Përndryshe, po ashtu nga kjo Lëvizje njoftuan se janë në përgaditje të një proteste të ardhshme me përmasa shumë më të mëdha se ajo e 4 majit, por për hollësi të tjera do të informojnë paraprakisht. Për çështjen e kazinove në Tetovë, deri më tani qytetarët kanë protestuar disa herë.

Eco Guerilla bën thirrje për dalje në protestën që mos të hapet kazino në Reçicë të Vogël

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button