Memeti: Institucioni ombucman e ka mbështetjen e qytetarëve

Gjëja më e mirë që mund t’u ndodh vendeve me dallime është ndonjë institucion që mund t’i bashkojë. Institucioni ombucman përpiqet që ta luajë mu atë rol, ndërkaq anëtarësimi jonë në Asociacionin e Ombucmanëve në Mesdhe na shtyn që të përparojmë, njofton Portalb.mk.

Këtë e ka theksuar avokati i popullit të Maqedonisë, Ixhet Memedi, sot në pranimin në rezidencën franceze të organizuar për anëtarët e Asociacionit të Ombucmanëve të Mesdheut të cilët qëndrojnë në Maqedoni me rastin e jubileut të dhjetë që do të shënohet nesër me mbledhje të Asociacionit në Shkup.

Memeti vlerësoi se institucioni i ombucmanit në vend, në krye të së cilës është ai tanimë 14 vjet, ka arritur të bëhet institucion i pjekur i cili e ka fituar dhe e ka mbështetjen e qytetarëve, ndërkaq siç thotë ai, ka arritur që edhe institucionet t’i bind që ta përkrahin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button