Lehtësime në marrjen e koncesionit për shfrytëzimin e mineraleve

Ministria e Ekonomisë ka nisur përgatitjen e një ligji të ri për shfrytëzimin e mineraleve, me të cilin do të shkurtohet procedura dhe koha e marrjes së koncesionit për hulumtime gjeologjike dhe eksploatimin e lëndëve minerale.  

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini, në konferencë për shtyp të mbajtur sot, ku theksoi se Maqedonia ka potencial të lartë për shfrytëzimin e resurseve natyrore.

“Me ligjin e ri, do të ndërpriten hulumtimet detale gjeologjike gjatë marrjes së lejes për eksploatim, me çka do të lehtësohet procedura, por dhe do të shkurtohet koha (e marrjes së lejes). Risinë e këtij ligji e përbën edhe ajo se për çdo lloj të lëndëve minerale do të kërkohet vetëm një mendim nga ministritë dikasteriale para fillimit të procedurës për dhënien e koncesionit për hulumtime gjeologjike. Këtu bëjnë përjashtim lëndët minerale energjetike dhe metalike, për të cilat do të kërkohet mendim përpara fillimit të dhënies së koncesionit për eksploatim”, ka deklaruar Saraçini, i cili ka informuar gjithashtu se afati për dhënien e mendimit shkurtohet nga 30 në 15 ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button