Starbucks për edukim mbi racizmin mbyll 8.000 degë

Zinxhiri amerikan i kafeneve Starbucks përkohësisht do të mbyllë 8.000 degë në mbarë vendin për shkak të edukimit të punonjësve mbi racizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

Zinxhiri i popullarizuar i kafeneve njoftoi se në orët e pasdites do të mbyllen mijëra dyqane për shkak të edukimit të planifikuar për 175.000 të punësuar.

Edukimi me emër “Paragjykimet e pandërgjegjshme” ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për paragjykimet e mundshme të personelit ndaj personave të racës dhe gjinisë tjetër.

Gjatë edukimit, të cilin e mbështetën grupe dhe organizatat të ndryshme joqeveritare, do të shfaqet edhe një film dokumentar për avancimin që është arritur në sferën e barazisë racore nga viti 1960 në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button