“Racizmi dhe islamofobia në Evropë nuk rrezikojnë vetëm muslimanët”

“Racizmi, ksenofobia dhe islamofobia, që janë në rritje në Evropë, nuk rrezikojnë vetëm të huajt dhe muslimanët, por edhe evropianët”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bozdağ në rrjetet sociale rikujtoi se më 29 maj të vitit 1993 një grup ekstremistësh në qytetin gjerman Solingen i vunë zjarrin shtëpisë të familjes turke Genc, duke u bërë shkaktarë për vdekjen e pesë personave.

Zëvendëskryeministri turk dënoi sulmin, duke konsideruar se të gjithë, përfshirë edhe politikanët evropianë, kanë obligim të ndërmarrin çdo gjë që është në fuqinë e tyre, ashtu që ngjarja në Solingen dhe raste të ngjashme të mos përsëriten, ku njerëz të pafajshëm u vranë.

“Të gjithë duhet t’i themi jo racizmit, ksenofobisë, diskriminimit dhe islamofobisë për t’u mos u përsëritur Solingen dhe masakrat. E ardhmja e Evropës dhe botës është në kundërshtimin e çdo forme të ekstremizmit”, ka thënë Bozdağ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button