Maqedoni, mund të ketë ligj për kontrollë si i harxhojnë paratë bashkësitë fetare

Është fshehtësi publike se nëpër bashkësitë fetare të Maqedonisë qarkullojnë shuma të mëdha parash nga donacionet e ndryshme, megjithatë askush nuk e di apo nuk ka të dhëna se sa është shuma e parave me të cilat disponojnë, nga i marrin, ku dhe si i shpenzojnë, shkruan Portalb.mk.

Sipas ligjit për veprimtari juridike, financimi i tyre bëhet sipas rregullativës për organizata jofitimprurëse dhe organizata me karakter publik, gjegjësisht me vetëfinancim, filantropi private, donacione dhe forma tjera të financimit. Të njëjtat vetë i menaxhojnë të hyrat dhe të dalat, ndërkaq gjatë vitit dorëzojnë raport financiar në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP).
Sipas kësaj, për keqpërdorime eventuale, përgjegjës për hetim kontroll dhe hetim janë DAP, Policia Financiare, por edhe Sektori për Krim Ekonomik në MPB, të cilat, përveç në rastin për keqpërdorimeve financiare me peshkopin Petar, nuk mbahet mend që të kenë hapur ndonjë rast për keqpërdorime financiare nga bashkësitë fetare.

Nga ana tjetër, opinioni sipas ligjeve aktuale, bashkësitë fetare nuk janë të obliguara që t’i japin llogari opinionit për qarkullimin e parave të buxhetit të tyre, gjë që ngrit çështjen, nëse në Kuvend duhet që të votohet ndonjë ligj, që bashkësitë fetare në Maqedoni të obligohen që raportin vjetor financiar përveç në DAP, ta dërgojnë për shqyrtim edhe në Kuvend.

Anëtarët e partive politike në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve janë të ndarë në lidhje me atë se a është e nevojshme që të miratohet ndonjë ligj i ri për këtë çështje. LSDM-ja dhe Lëvizja BESA vlerësojnë se duhet të ketë për arsye të transparencës, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët dhe BDI-ja thonë se nuk duhet të ketë pasi që bashkësitë fetare nuk i ka themeluar Kuvendi dhe ata janë të pavarura.

Foto arkiv

“Duhet të shihet që të mos shkilet sekularizmi në nivel shtetëror, duhet të interpretohet mirë rendi kushtetues, të gjendet në ato vendet e zbrazëta ku ligji nuk na ndalon në atë pjesë, të bëjmë dhe ligj. Ka pasur edhe më përpara mendim në atë pjesë, megjithatë nuk e di pse është lëshuar. Tani për tani nuk kemi menduar pasi që ja, kemi sfida tjera më të mëdha para nesh, megjithatë, personalisht nëse më pyetni vlerësoj se është e patjetërsueshme, pasi që mendoj se nëpër to qarkullojnë para të shumave të mëdha dhe askush realisht nuk e di se ku dhe nëse harxhohen për qëllime reale. Duhet të ketë kontroll financiar patjetër, megjithatë kur dhe në çfarë mënyre do të bëhet në rastin konkret, tani për tani nuk mundem të them dhe sinqerisht të them, nuk është në krye të prioriteteve, tani është çështja e emrit, përpara një kohe ishte ligji për gjuhët, pas shtatorit e më tej mund të mendojmë, pasi që t’i tejkalojmë  prioritetet”, thotë për Portalb.mk Aleksandar Kiracovski nga LSDM, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i komisionit.

“Transparenca financiare e institucioneve publike, pra edhe e bashkësive fetare, është nevojë e patjetërsueshme e një shoqërie demokratike me pretendime euro-atlantike. Mendoj se kjo do të duhej të bëhej para së gjithash për shkak të korrektësisë me anëtarësinë e bashkësive fetare, ndërsa detyrimi për transparencë ndaj shtetit duhej të ishte normë ligjore. Ne do të mbështesnim çdo iniciativë ligjore që e ndihmon rritjen e kësaj transparence, por duhet të theksojmë se gjithnjë mbetemi të interesuar që të mos ndërhyjmë në autonominë e veprimtarisë së tyre, kjo për shkak të specifikës së asaj veprimtarie. Prandaj, konsideroj, se edhe normat e tilla ligjore duhet të miratohen në bashkëpunim me bashkësitë fetare”, thotë Afrim Gashi nga Lëvizja BESA.

Aleanca për shqiptaret dhe BDI, thonë se ka institucione përkatëse që mund ta kontrollojnë punën e tyre financiar dhe se Kuvendit nuk është për atë punë.

“Është Policia Financiare, ka institucione, Parlamenti shqyrton trupa rregullator ose institucione që harxhojnë mjete të buxhetit. Nëse eventualisht Policia Financiare dyshon për ndonjë problem financiar, atëherë e njëjta mundet që të bëjë kontrolle”, thotë Rexhail Ismaili nga BDI.

“Mendoj se Kuvendi ka obligim që ta shqyrtojë punën financiare të institucioneve që vet i themelon. Duhet respektuar sekulariteti i shtetit, sepse bashkësitë fetare janë të pavarura. Por, gjithsesi mendoj se ka inspektorat financiar që duhet t’i kontrollojë keqpërdorimet eventuale”, thotë Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Në linjë të njëjtë është edhe Komisioni për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare. Edhe ata vlerësojnë se nuk duhet që Kuvendi ta bëjë shqyrtimin e raporteve financiare, pasi institucionet përkatëse mund të bëjnë kontrollin e tyre.

“Në Republikën e Maqedonisë, në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe shtetit, pushteti është i ndarë në atë legjislativ. Shtëpia legjislative nuk ka autorizim që të kryejë mbikëqyrje ndaj raporteve financiare ose punën e rregullt të komuniteteve fetare. Drejtoria për të Ardhura Publike i shqyrton aspektet financiare nga nga punë, në bazë të ligjit. Sipas të gjitha gjasave edhe mediumi juaj i respektuar deri më tani ka fituar donacione, kuptohet në vlera më të vogla, por do të ishte e pakuptimtë që raporti financiar të shqyrtohet në shtëpinë legjislative. Pushteti ekzekutiv ka të drejtë të kryejë mbikëqyrje”, thonë për Portalb.mk nga Komisoni për Marrëdhënie me Komunitetet Fetare.

Reis Sulejman Rexhepi z.z. StefanReis Sulejman Rexhepi z.z. Stefan

Në mungesë të të dhënave të zyrtare, nëpër opinion qarkullojnë informata me shifra të larta për financimin e bashkësive fetare, megjithatë të njëjtat nuk mund të dëshmohen. Kjo hapë nevojën që këto bashkësi me interes dhe ndikim të madh në shoqërinë tonë, të jenë më transparente rreth çështjes financiare.

Nëpër media vazhdimisht kanë rrjedhur fotografi nga luksi i shenjtorëve në jahte dhe vetura të shtrenjta, të cilat kanë hasur në reagime të ndryshme për atë se si dhe ku i morën paratë që të bëjnë jetë luksose.

Rast interesant ishte ai me kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, që përveç gazetave vendore u gjet edhe në ato të huaja për një orë dore “Rolex” të llojit Yacht-master II 44 m.m. e cila siç shkruajtën mediat ka kushtuar 35 mijë e  500 euro. Sipas mediave, orën ia kanë dhënë dhuratë miqtë e tij.

Rasti i fundit, që gjithashtu mori vëmendjen e opinionit ishte në shkurt të këtij viti kur peshkopi Petar, dëshiroi ta pret malin në një fshat në Resnjë, duke thënë se gjoja drunjtë kanë një sëmundje, edhe pse ekspertët kishin dëshmuar të kundërtën. Banorët e akuzuan peshkopin se kishte tentuar të përfitonte para nga drunjtë për të ndërtuar një kishë.

Më poshtë mund të shihni fotografi të cilat janë shpërndarë nëpër media dhe rrjete sociale:

Shkrim në një medium të huaj për orën 35.000 euroshe të kryetarit të BFI-së
Mali që ka dashur ta pret peshkopi petar
Shkrime nëpër media se jahta luksoze është në pronësi të Kishës Ortodokse
Peshkop i Kishës Ortodkse në veturë luksoze
Peshkop i Kishës Ortodkse në veturë luksoze
Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi i veshur me rroba sulltani
Kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi i veshur me rroba sulltani, gjë që simbolizon fuqinë, pushtetin dhe paranë
Peshkopi i Kishës Ortodokse në një jahtë të shtrenjtë
Peshkop i Kishës Ortodkse në veturë luksoze

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button