Vritet ministri i Mbrojtjes në Siri

Një atentat kamikaz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zyrat qendrore të Sigurisë Kombëtare në Damask, ku mes viktimave është edhe Ministri sirian i Mbrojtjes, Dawoud Rajiha dhe kunati i presidentit sirian, Assef Shawkat, raporton media shtetërore.

Sipas televizionit sirian, sulmi vetëvrasës ndodhi ndërsa ministri ishte në një takim midis ministrave dhe zyrtarëve të sigurisë. 

Mediat bëjnë të ditur se gjatë këtij sulmi ka mbetur i plagosur edhe, Ministri i Brendshëm Mohammad Ibrahim Al-Shaar, dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, ndërsa shumë prej të plagosurve, disa në gjendjë të rëndë për jetën, u dërguan në spitalin Shami.

Sipas agjencisë së lajmeve Sana, sulmi kishte si objektiv ndërtesën e Sigurisë Kombëtare, e cila ndodhoet 500 metra larg nga ambasada amerikane.

Një burim i Komiteteve Koordinimit të opozitës siriane në Damask konfirmoi se objektivi i sulmit ishte vetëm ministri i Mbrojtjes, bën të ditur media siriane. 
Rajha, 65 vjeç, i takonte komunitetit të vogël të krishterë në Siri. Ai ishte Zëvendës Shef i Shtabit të Ushtrisë dhe Vice President i Këshillit të Ministrave

Ky sulm kamikaz ka ndodhur në një moment kur luftime të ashpra kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në lagjet periferike të qytetit. 

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet t’i jepet fund krizës në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button