Takimi Taravari-Dalipi-Abdurahimi: Komuna e Gostivarit do të ketë bashkëpunim më të mirë me policinë

Me iniciativë të Misionit të OSBE-së në Shkup, sot u realizua një takim ndërmjet kryetarit të komunës së Gostivarit Arben Taravari, kryeshefit të Sektorit të Punëve të Brendshme – Tetovë, Amir Dalipi dhe komandantit të Stacionit Policor – Gostivar, Gazi Abdurahimi.

Takimi u realizua në kabinetin e kryetarit Taravari dhe në prani të përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së  në Maqedoni.

Në takim u bisedua për tejkalimin e mosmarrëveshjeve të kohëpaskohshme të deritashme dhe vendosjen e një komunikimi dhe bashkëpunimi normal ndërmjet dy institucioneve. Të dyja palët ranë dakord se me bashkëpunim reciprok mund të arrihet shumë në përmirësimin e sigurisë në Komunën e Gostivarit dhe realizimit efektiv të punëve dhe aktiviteteve të ndryshme të cilat i realizon Komuna e Gostivarit në territorin e saj.

“Për mosbashkëpunimin e deritashëm dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme, ndoshta faji ka qenë i përbashkët. Por ne duhet të shohim para dhe t’i tejkalojmë këto probleme dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Gostivarit  të vendosim një komunikim dhe bashkëpunim efektiv i cili do t’i japë edhe rezultatet e pritura”, theksoi kryetari Taravari në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit.

Në të njëjtën linjë ishte edhe deklarata e kryeshefit të SPB – Tetovë Amir Dalipi, i cili po ashtu e pranoi se ka pasur ngatërresa të caktuara, por se sot kanë ardhur që ato t’i tejkalojnë dhe të mos përsëriten në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button