Probleme në tragetin që udhëton presidenti Topi

Për shkak të furnizimit me cilësi të dobët karburanti në Itali, trageti i linjës “Adriatika 1”, që vjen nga Bari drejt Durrësit, po lundron me shpejtësi të kufizuar, gjë që ka sjellë vonesa në mbërritjen në destinacion.

Në këtë traget mes pasagjerëve është edhe presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, njofton Top Channel.

Për shkak të cilësisë së keqe të karburantit, raportohet se janë bllokuar filtrat.

Kreu i shtetit kthehet nga një vizitë zyrtare zhvilluar në Puglia të Italisë, i ftuar nga komuna Celino San Marco. Trageti, i cili duhet të mbërrinte në port në orën 8.00 të mëngjesit, pritet të jetë në Durrës rreth orës 13:30. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button