Laboratori i drogës në Reçicë të Tetovës, është ngritur aktakuzë për 7 persona

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar aktakuzë kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetasve të Maqedonisë. Ata akuzohen për vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psihotrope nga neni 215 paragrafi 3 të kodit penal”., njëri nga ato ndiqet edhe për vepër penale “përpunim, mbajtje dhe tregti të palejuar me armë ose spërkatje të materieve nga neni 396 paragrafi 1 të Kodit Penal”, transmeton Portalb.mk.

Lënda është rezultat i hetimit disamujor nga procedura në bashkëpunim juridik ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar të Maqedonisë me atë të Serbisë.

Ndryshe, vitin e kaluar të akuzuarit si një grup ndërkombëtar i organizuar në të dy vendet në mënyrë ilegale që janë marrë me prodhime të paautorizuara, përpunim, transferim, bartje, ndërmjetësim në shitje ose blerje, si dhe në mënyrë tjetër, lirimi të paautorizuar i drogave narkotike.

Në të njëjtën kohë, nga një grup personash në Tetovë është ndërtuar një laborator i paligjshëm për prodhimin e drogave sintetike me qëllim të shitjes dhe organizimit të mëtejshëm të dërgimit në Republikën e Serbisë dhe në vende të tjera.

Një pjesë të materieve dhe substancave i kanë vendosur në një objekt në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, ndërsa një pjesë në një objekt në Tetovë ku edhe kanë instaluar tërësi funksionale teknike-teknologjike. Në objektin në Tetovë ato kanë filluar proces të përpunimit të materieve, substancave dhe të prodhimeve psihotrope. Gjatë bastisjes së policisë në objekte, janë gjetur dhe marrë pajisje dhe makina të ndryshme si dhe 67 qese të najlonit me gjithsej 204. 696 pilula që përmbajnë amfetamin me masë të përgjithshme neto prej 35.044 kilogram, 910.415,5 pilula të pakuara ndryshe me llogo me masë të përgjithshme neto prej 155.864 kilogramësh amfetain dhe sasi më të madhe të substancave që paraqesin produkte për përfitim të amfetainit.

Gjatë bastisjes te shtëpia e njërit të akuzuar është gjetur edhe armë që e ka mbajtur pa leje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button