Ndryshimi i ligjit të akcizës sot në rend dite në seancën qeveritare

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 70  do të jep mendim për propozim-ligjin për ndryshimin e ligjit të akcizës, transmeton Portalb.mk.

Me propozimin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në rend dite janë edhe propozim-vendimet për ndarjen e mjeteve për financimin e projekteve për zhvillim rural, si dhe për ndarjen e mjeteve për financim të projektit për zhvillim të rajoneve malore.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në rend dite janë edhe disa-propozim ligje, gjegjësisht propozim-ligjet për ndryshimin e ligjit për siguri të produkteve, për mbrojtje të konsumatorëve dhe propozimligji për kontroll të lëndëve nga metale të shtrenjta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button