Talat Xhaferi për zgjedhjet parlamentare të parakohshme: mund të ketë në çdo kohë

“Zgjedhje parlamentare të parakohshme mund të ketë në çdo kohë, kur shumica parlamentare do të vendos të shpërbëhet. Obligim im kushtetues është, që në afat prej 10 ditësh të caktoj zgjedhje”, kështu ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në takimin joformal me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetjen: “Se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni?”, raporton Portalb.mk.

Por megjithatë, kryeparlamentari Xhaferi ka deklaruar se në një shtet serioz, do të ishte joroserioze të mendohet për zgjedhje parlamentare.

“Unë nuk mund të ju tregoj se a do të ketë, ose jo zgjedhje, por në një shtet serioz, ku duhet të realizohen punë serioze, nuk do të ishte serioze të mendohej për një gjë e tillë, për zgjedhje parlamentare të parakohshme”, ka thënë Xhaferi.

Duke komentuar edhe për mënyrën e se si rrjedhin punët në Kuvend, Xhaferi ka thënë se për një vit nuk mund të presim të realizohen punët dhe të miratohen ligjet të cilat nuk janë realizuar për vite të tëra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button