Plomp: Holanda do të vazhdojë të jetë mik i Maqedonisë

“Holanda gjithnjë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë mik dhe partner i Maqedonisë dhe ta përkrahë integrimin e saj euro-atlantik në bazë të qasjes së ashpër dhe të drejtë”, deklaroi ambasadori i Hplandës në Maqedoni, Vauter Plomp në pyetjen e “Makfax” që ta sqarojë qëndrimin e këtij vendi të Bashkimit Evropian në lidhje me pozitën e Maqedonisë për bisedimet për hyrje në BE, pasi që në opinion u publikua “non paper”, gjegjësisht draft-dokumenti në të cilin disa shtete janë kundër fillimit të negociatave për anëtarësim, njofton Portalb.mk.

“E nënvizojmë zhvillimin që e kanë bërë institucionet e Maqedonisë gjatë vitit të kaluar duke zbatuar reformat, mes tjerash edhe në fushën e sundimit të ligjit. Në këtë moment është e rëndësishme që të shihet mbajtja dhe thellimi i këtyre reformave nëpërmjet zbatimit të vazhdueshëm të ligjvënies së re. Më 26 qershor Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian do të vendos për rekomandimin e Komisionit Evropian për fillim të bisedimeve”, thuhet në përgjigjen me shkrim të ambasadorit.

Ai shton se Holanda i ndjek, ashtu siç thotë ai, bisedimet e intensifikuara me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se sinqerisht shpreson që së shpejti do të arrihet marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Plomp shton gjithashtu se Holanda do të vazhdojë ta përkrahë Maqedoninë me sigurimin e ndihmës financiare dhe ekspertizave në disa nga fushat më të rëndësishme, siç janë sundimi i së drejtës, liritë e njeriut dhe sundimi i mirë.

Paraprakisht, Ambasada e Francës ka thënë se qëndrimet për Maqedoninë në “non paper” nuk janë përfundimtare dhe se qëndrimi i Francës do të konfirmohet në marrëveshje me partnerët e saj evropian, pasi që propozimet për fillimin e negociatave nga ana e Komisionit në përbërjen e raportit për Maqedoninë dhe Shqipërinë do të shqyrtohen nga ana e Këshillit me 26 qershor, ndërsa më pas për to do të vendosë Këshilli Evropian gjatë të njëjtit muaj.

Disa vende të BE-së janë kundër fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button