Plani dhjetë pikësh i aktiviteteve për zgjidhjen e çështjes së emrit

Një plan dhjetë pikësh ka dalë në publik, i cili dëshmon se ka pajtueshmëri në kuadër të kompromisit mes diplomatëve Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kozias, lidhur me ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës, shkruan Republika.mk, transmeton Portalb.mk. Sipas këtij plani, së shpejti kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të nënshkruajnë këtë marrëveshje në Prespë dhe do të fillojë procedura e pritjes së Maqedonisë në BE dhe NATO dhe për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

  1. Definimi i emrit të ri nëpërmjet komunikimit të ndërsjellët mes Zaevit dhe Cipras.

2. Nënshkrimi i një marrëveshje për ndryshimin e emrit në Prespë në fillim të qershorit.

3. Marrëveshja për emrin të shkon në Kuvendin e Maqedonisë, ku duhet të kalon me votat e 61 deputetëve.

4. Greqia dërgon letër në NATO për të miratuar anëtarësimin me kusht (anëtarësim vetëm pas ndryshimeve kushtetuese).

5. Greqia do të dërgon letër në BE për mbështetjen e fillimit të bisedimeve, me kusht që të bëhen ndryshimet kushtetuese brenda një viti.

6. Më 28 qershor Zaev do të thirret në samitin e BE-së dhe zyrtarisht do të merr datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

6 a. Me 11/12 korrik Shkupi do të pranon ftesën zyrtare për NATO

7. Në tetor do të mbahet referendum për emrin me të cilin Zaev do të dëshmon se shumica e banorëve e pranojnë vendimin për ndryshimin e emrit.

8. Në bazë të mbështetjes së fuqishme të LSDM-së nga votuesit shqiptar, Zaev do të kërkojë mbështetjen e opozitës në Kuvend dhe me dy të tretat e shumicës do të ndryshohet Kushtetuta për emrin. Nëse disa nga deputetët do të kundërshtojnë ndryshimin e emrit, OJQ dhe institucionet tjera joqeveritare do të bëjnë presion.

9. Marrëveshja për ndryshimin e emrit do të del ne votim edhe para Kuvendit grek, pas së cilit proces do të fillon ratifikimi i vendeve tjera anëtare të NATO-s.

10. KB,BE dhe NATO do ta njohin emrin e ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button