Xhaferi: Nuk jam në Maqedoni, s’jam në rrjedha me vendimin e Gjykatës së Apelit

Funksionari i BDI-së, Musa Xhaferi, për Plusinfo deklaroi se nuk ka informacione për shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Apelit pas padisë për shpifje kundër Sllobodan Bogoevskit, të cilën e paraqiti ai së bashku me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, transmeton Portalb.mk

“Nuk jam në Maqedoni dhe nuk jam në rrjedha me vendimin e gjykatës dhe nuk mund të jap deklaratë. Do ta komentoj këtë çështje pasi të kthehem”, tha Xhaferi.

Ndërkaq gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar aktvendimin për padinë për shpifje dhe cenim kundër ish-agjentit Sllobodan Bogoevski, që e kanë dorëzuar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, bën të ditur “Makfaks”, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësit e Gjykatës së Apelit e kanë kthyer procedurën e padisë në rigjykim. Kjo do të thotë se njerëzit e parë të BDI-së përsëri në gjykatë do të duhet të dëshmojnë se Sllobodan Bogoevski ka shpifur për to dhe me këtë u ka shkaktuar dëm të nderit dhe imazhit.

Sipas informatave që i ka mësuar “Makfaks”, gjykatësit e Gjykatës së Apelit kanë konfirmuar një seri shkeljesh nga Gjykata Penale gjatë procedurës.

Gjykata Themelore Shkupi 2: Bogoevski ka shpifur ndaj Ahmetit dhe Xhaferit

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button