Rama viziton Austrinë

Të mërkurën kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz në Vjenë, informojnë mediat vjeneze. Pjesë e bisedimeve do të jetë mbështetja e reformave në Shqipëri, hapja e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë, si dhe jo-zyrtarisht mësohet të diskutohet edhe për refugjatët, shkruan albinfo.

Vizita vjen vetëm pak kohë pas samitit të Sofjes, ndërsa media austriake si “Kurier” citojnë Ramën: “Europa është një religjion për ne” dhe Sebastian Kurz i cili kërkon perspektivë europiane për Ballkanin Perëndimor që të zbehin ndikimin turk në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button