“Titanik”, të akuzuarit thirren në faljen e Ivanovit

Falja e Presidentit Gjorge Ivanov, është atuja kryesore në sallën e gjyqit të disa prej të pandehurve në rastin “Titanik”. Avokati i ish-ministres për Punë të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe deputetit Ilija Dimovski tha se Falja e kreut të shtetit nuk mund të tërhiqet dhe ende ka fuqi ligjore. Të dy përfaqësohen nga Petar Vasilev, i cili është avokat i të arratisurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Ai iu referua vendimit të Gjykatës Supreme në Greqi, e cila vendosi të mos ekstradojë dyshen, duke shpjeguar se falja e Ivaovit nuk mund të tërhiqej. “Titaniku” u referohet parregullsive zgjedhore dhe është lënda më e madhe e PSP-së. Në këtë lëndë janë të akuzuar ish-funksionarë të lartë të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, si Kirill Bozhinovski, Martin Protugjer dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Ky i fundit në gjykatë deklaroi se nuk kishte kryer vepër penale lidhur me parregullsitë zgjedhore, transmeton Alsat M.

“Insinuata është se unë kam rënë dakord me dikë nga të pandehurit dhe se kam bërë dikë të kryejë vepër penale. PSP-ja nuk ka dëshmi për atë që pretendojnë. Unë vetëm udhëhoqa me partinë, e cila i fitonte zgjedhjet bindshëm që nga viti 2006”, deklaroi Nikolla Gruevski.

Me një qëndrim të vetin, për strategjinë e mbrojtjes, për Faljen e Ivanovit doli edhe Gjykata Penale . Nga atje shpjegojnë se nuk ka problem për të udhëhequr me procedurat e PSP-së, ku të akuzuar janë 56 persona, të cilët i fali Presidentit dy vjet më parë. Nuk përjashtohet mundësia të shqyrtohet më tej, se si kreu i shtetit ka arritur deri te të dhënat për të dyshuarit, pasi që në vitin 2016 shumica e rasteve ishin në procedurë parahetuese, që nënkupton se janë sekret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button