Protestë në Bruksel në mbështetje të Palestinës

 Aktivistët kanë vendosur mijëra këpucë para ndërtesës së Këshillit Evropian në Bruksel në përpjekje që të tërheqin vëmendjen drejt dhimbjes së palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me qëllimin për të tërhequr vëmendjen ndaj palestinezëve që kanë humbur jetën nën okupimin izraelit, aktivistët vendosën 4.500 palë këpucë në sheshin Jean Rey përpara ndërtesës së Këshillit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së.

Në këtë veprim i cili u mundësua nga këpucët e falura nga njerëzit në gjithë Evropën, u dërgua mesazh deri te liderët e BE-së që “të mbrojnë të drejtën e jetës së Palestinezëve duke i dhënë fund persekutimit të shtetit izraelit”.

Ndërkohë, në protestën me temë “jeta e palestinezëve është e rëndësishme” u bë thirrje për zbatim të bojkotit ndaj Izraelit.

Christoph Schott nga shoqëria civile Avaaz e cila ka organizuar protestën, në një deklaratë për shtyp është shprehur se “Qytetarët në të gjithë Evropën kanë një mesazh të qartë për qeveritë e tyre: ‘Jeta e palestinezëve për ne është e rëndësishme dhe e tillë duhet të jetë edhe për ju’. Si aleati politik dhe partneri më i madh tregtar i Izraelit, është përgjegjësi morale që t’i bëhet thirrje e qartë qeverisë Netanyahu të ndalë dhunën”.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 4.500 palestinezë kanë humbur jetën në pushtimin izraelit që nga lufta e Gazës në vitin 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button