Kur ushqimi është luks – varfëria është realitet

Në vitin 2015, varfëria në Maqedoni duhet të vihet në vetëm 9.5 për qind. Kështu shkruan në pjesën e dokumentit “Qëllimet zhvillimore mijëvjeçare” kushtuar për Maqedoninë. Vetëm tre vite deri në vitin 2015 – ky mision duket i paarritshëm. Çdo i treti qytetar, në kontinuitet me vite, jeton nën pragun  e varfërisë. Kjo do të thotë se nuk mund t’i kënaq as nevojat esenciale për jetë, ndërsa jeta kulturore, pushimet, veshëmbathja janë lukse.Por, matjet e fundit të statistikës zbardhën dy trende tmerruese:

Varfërinë e familjeve të përbëra nga çifti martesor me fëmijë

Treguesit zbulojnë se shkalla e varfërisë tek këto familje prej vitit në vit rritet dhe ka arritur 35.1 për qind.

2009 27,1%
2010 28,9%
2011 35,1%

Varfëria e të rinjve, gjegjësisht familjeve ku kryefamiljari është personin i moshës 39 vjeçare. Shkalla e varfërisë tek familjet e reja i është afruar 41 përfqindëshit.

2009 31,7%
2010 32,1%
2011 40,9%

“Shumë është me rëndësi në analizën e varfërisë në vend të përcaktohet kjo përqindje e personave të varfër të cilët një periudhë të gjatë apo më shumë se tre vjet nuk janë punësuar, gjegjësisht nuk fitojnë të drejtën që kualifikimet e tyre praktike t’i vënë në praktike. Por gjithashtu duuhet ditur se për këto të punësuar të cilët janë gjetur në tregun e punës një kohë të gjatë, shteti doemos duhet të marrë rolin dhe kujdesin e vet për këta njerëz”, konsideron profesori universitar Leonid Nakov.

Si grupi më i ndjeshëm i qytetarëve, mbeten të papunësuarit, të cilët në strukturën e përgjithshme të varfërisë marrin pjesë me madje 46 për qind. Shkalla e varfërisë tek amvisërit anëtarët e së cilës nuk janë të punësuar arrin 40.7 për qind. Pikërisht ky trend tregon faktin se varfëria është pasoja e drejtpërdrejt e papunësisë, e cila nga ana tjetër në vend mbetet në nivel të mbi 30 për qind.

“Për fat të keq ky trend është shumëvjeçarë, ndërsa Maqedonia asnjëherë nuk arriti të nxiret nga ai rreth magjik i varfërisë dhe asnjëherë nuk arritëm të paktën t’i afrohemi atyre standarteve të botës perëndimore.Varfëria paraqitet në nivel të ndryshëm dhe në forma të ndryshme, me intensitet të ndryshëm por sigurisht që vlerësimi dhe fotografia e përgjithshme është se ne ende nuk kemi arritur as për së afërmi të ndërtojmë, gjegjësisht të ngjasojmë ndonjë shoqërie të pasur. Është interesante se ky trend i varfërisë tani lajmërohet edhe si rezultat i largimeve të reja nga puna në ndërmarrjet për shkak të krizës, por ajo është vetëm faktor ekstern, ndërsa sigurisht, këtu janë edhe faktorët intern”, konsideron sociologu Gjorgji Tonovski.

Ekonomistët njohin tre mënyra për çrrënjosjen e varfërisë

Të bëhet Analizë strukturore nga ana e shtetit me të dhëna të sakta për atë se cilët janë kategoritë e personave që janë varfëruar në kontinuitet, veçmas analizë për ata që tashmë një vit janë të varfër. Analiza duhet të jep përgjigje edhe për karakterin dhe pozitën ekonomike të familjeve të cilave këta njerëz i përkasin.

Zgjidhja e dytë duhet kërkuar në punësimet e reja, por në sektorin privat. Sipas profesorit Nakov, këtu hapet çështja për konkurrentshmërinë e ndërmarrjeve. Ata ende nuk arritën të gjejnë modul adekuat për krijimin e konkurrentshmërisë së brendshme dhe të jashtme që do të nxisë procesin e hapjes së vendeve të reja të punës, vlerëson Nakov.

Çështja e tretë, për të cilën ngre zërin opinioni ekonomik, ka të bëjë me shkallën e kualifikimeve formale dhe joformale, diturive dhe profesionalizmit të cilat duhet t’i posedojë i papunësuari. Doemos duhet të ekzistojë Strategji nacionale e shtetit për planifikim të fuqisë së punës sipas veprimtarive dominuese të cilat shteti i mbështet përmes formave të ndryshme të subvencionimit.

Këtu duhet të forcohet mbështetja e shtetit përmes Programit për stërvitje, tej-kualifikimit dhe rikualifikimit. Këto programe duhet të jenë efektive që të mund njerëzit të aftësohen edhe për punësime personale, në vend se të presim punësim vetëm nga shteti, ndërsa ky i fundit nuk guxon të jetë punëdhënësi më i madh për uljen e varfërisë, komentojnë ekspertët.

Edhe një trend të pazakontë, por shqetësues zbulon matja e fundit e Entit për statistikë, varfërim gjithnjë e më të madh në metropolë, gjegjësisht në qytetin e Shkupit. Shkalla e varfërisë është kthyer në nivel të para disa viteve dhe tani arrin 12 për qind, ndërsa në vitin 2010 kjo shkallë arrin 9.2 për qind. Të gjitha këto shifra tregojnë në atë se po rritet përqindja e qytetarëve që nuk mund t’i kënaqin as nevojat themelore të jetës, ndërsa nga ana tjetër, statistika tregon se zvogëlohet numri i familjeve që deri më tani kanë mundur t’i kënaqin nevojat esenciale për jetë. Për dallim nga viti 2010, rritet numri i amvisërive gjendja financiare e së cilës është përkeqësuar, ndërsa vetëm gjysmë për qind e amvisërive kanë deklaruar se gjendja financiare u përmirësohet, por edhe kjo për qindje është më e ulët në krahasim me vitin 2010. 

                                              Nga Aneta Dodevska, bashkepunetore e jashtme e Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button